web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-San Marino, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

6 Tetor 2026, 09:19, Sport CNA

Shqipëri-San Marino, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Mbrëmjen e kësaj të marte, Shqipëria do të përballet me San Marinon. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes me polemika ndaj Finlandës dhe kërkojnë rikthimin te suksesi.

Në tre ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, Shqipëria ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Finlanda kryesuese.

Objektivi i Shqipërisë është vendi i parë në grup dhe për këtë arsye fitorja është detyrim. Po ashtu, te kuqezinjtë synohet edhe goleadë, që do të ndihmonte në renditje.

Trajneri Rolando Maran, pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Tekniku konfirmoi se në portë do të luajë Mario Dajsinani, pasi mungojnë Alen Sherri për shkak dëmtimi dhe Etrit Berisha i skualifikuar.

Në të djathtë të mbrojtjes do të luajë Elseid Hysaj, ndërsa qendra do të përbëhet nga Kumbulla dhe Gjimshiti. Në të djathtë të mbrojtjes, ka balotazh mes Pilos dhe Mitajt, me këtë të fundit në avantazh.

Në skemën 4-2-3-1, dyshja e mesfushës do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në majën e sulmit pritet të luajë sërish Rey Manaj, që ka treguar formë të shkëlqyer në këtë grumbullim.

Treshja pas tij pritet të përbëhet nga Hoxha në të majtë, Muçi si fantazist dhe Uzuni në të djathtë.

Shqipëri-San Marino, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Dueli ndaj San Marinos ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi një fitore do të mbante në garë kuqezinjtë për vendin e parë në renditje.

Në rast ndalese të Finlandës ndaj Bjellorusisë, Shqipëria mund të marrë kryesimin me fitore ndaj San Marinos.





Lajmet e fundit nga