web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre shkencëtarë gjermanë dhe amerikanë fitojnë Çmimin Nobel 2026 në mjekësi

5 Tetor 2026, 18:46, Kosova & Bota CNA

Tre shkencëtarë gjermanë dhe amerikanë fitojnë

Çmimi Nobel në fiziologji ose mjekësi për vitin 2026 u ka shkuar Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel.

Treshja fitoi çmimin për zbulimet e tyre në lidhje me kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe optogjenetikën, e cila kombinon metodat e optikës dhe gjenetikës për të krijuar një formë të stimulimit jo-invaziv të neuroneve.

Asambleja e Çmimit Nobel tha se optogjenetika ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin tonë për trurin, pasi studiuesit kanë qenë në gjendje të zbulojnë qarqe nervore që rregullojnë kujtime, ndjenja dhe sjellje specifike që lidhen me çrregullimet neurologjike dhe psikiatrike. 

"Ndikimi i optogjenetikës shtrihet përtej të kuptuarit të trurit të shëndetshëm, ajo gjithashtu ka ndihmuar në zbulimin e mënyrës se si ndërpriten qarqet e trurit, me implikime për gjendje të tilla si verbëria, depresioni, varësia dhe demenca", tha Abdel El Manira, anëtar i komitetit të Nobelit dhe profesor i neuroshkencës, pas njoftimit.

Në mjekësinë klinike, studiuesit po e përdorin metodën në përpjekjet për të rikthyer shikimin tek njerëzit me dëmtime të shikimit. Studiuesit shpresojnë që kjo fushë mund të çojë në trajtime për çrregullime neurologjike dhe shqisore, të tilla si sëmundja e Parkinsonit dhe epilepsia.





Lajmet e fundit nga