Përplasje në Komisionin e Ligjeve pas fyerjes së Olsi Komicit: “Pesë demokratë të qelbur”

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate të forta pas një deklarate të deputetit Olsi Komici, i cili iu referua disa kolegëve demokratë me shprehjen “5 demokratë të qelbur”.

Konflikti nisi gjatë diskutimit për përdorimin e telefonit për filmime në mbledhje. Deklarata e Komicit shkaktoi reagimin e menjëhershëm të një deputeteje, ndërsa në përplasjen verbale u përfshinë edhe Gent Strazimiri e Gjin Gjoni.

Të lidhura

None found

Deputetja i kërkoi Komicit të kishte turp për fjalët e përdorura dhe theksoi se askush nuk mund ta përjashtonte nga mbledhja, aq më pak ai.

Debati i plotë:

Ulsi Manja: Zoti Komici, ju lutem, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Olsi Komici: Pesë demokratë të qelbur.

Deputetja: Kujt po i thua të qelbur? Duhet të të vijë turp që je deputet i Kuvendit. Turp të kesh.

Olsi Komici: Turp të të vijë ty, sepse nxjerr telefonin dhe filmon gjatë mbledhjes, siç po bën tani me telefonin.

Deputetja: Turp të të vijë ty. Kryetar, a po e dëgjon gjuhën që përdor, kur i quan deputetët “të qelbur”? Askush nuk më nxjerr jashtë, aq më pak ti.

Olsi Komici: Ti del me telefon në dorë dhe filmon.

Gjin Gjoni: Ku qëndron problemi? Ti ke qëndrimin tënd.

Olsi Komici: Ky është një veprim i ulët.

Ulsi Manja: Zoti Komici, ju lutem. A mund të më lini të drejtoj mbledhjen? T’i rikthehemi normalitetit të seancës. Zoti Gjoni, nuk kam nevojë për avokat.

Gjin Gjoni: A do ta drejtosh seancën? Parlamenti ka nisur.

Ulsi Manja: Nëse ke orar për të shkuar në seancë, mund të largohesh. Zonja deputete, mbledhja është e hapur dhe ju keni të drejtë të filmoni gjithçka, por kjo nuk përbën sjellje etike. Vota jonë është publike dhe edhe votimi është i hapur. Ju jeni deputete e Shqipërisë dhe në komision ekzistojnë disa rregulla bashkëjetese, pavarësisht forcës politike që përfaqësoni.

Gent Strazimiri: Nuk ka problem etik që dikush të mbajë telefonin hapur dhe të filmojë. Problemi etik është që deputeti përballë meje përdori shprehjen “5 demokratë të qelbur”. Për këtë duhet të kërkojë menjëherë falje publikisht. Jemi të gjithë këtu dhe ajo mund ta drejtojë telefonin ku të dëshirojë; nëse kjo ju shqetëson, unë marr përgjegjësi për të. Nuk ju lejohet t’i drejtoheni në atë mënyrë një zonje. Një burrë që i mban telefonin një gruaje për ta provokuar është sjellje provokuese, ndërsa një grua që filmon votimin nuk po bën asgjë të gabuar.

Zëra nga salla: Turp.

Gent Strazimiri: Turpi është i yti.

Zëra nga salla: Kjo nuk është etike.

Gent Strazimiri: Ti je aty i filmuar; nëse të vjen turp, më mirë ndryshoje votën. Unë pres që të kërkohet falje për fyerjen e bërë, Ulsi. Kërkoj që kjo të shënohet në procesverbal. Klodiana, hape telefonin dhe filmo që tani.

Ulsi Manja: Të lutem, prit, sepse do të ta jap fjalën. Askush nuk po ju mban me detyrim këtu. Zoti Komici, tani e keni ju fjalën dhe më pas kalojmë në votim.

Olsi Komici: Për deklaratën time, kërkoj falje vetëm zotit Mehdi Leka, i cili është bashkëpatrioti im, sepse të tjerët nuk i njoh, përveç disa personave që kanë disa patrulla dhe nuk e di se çfarë përfaqësojnë. Unë jam i denjë dhe kam burrërinë të përfaqësoj secilin prej atyre që më kanë votuar.


Shtuar më 5.10.2026 18:48

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel