Hetimet për rrëzimin e avionit të Flydubai, Vance: Deri tani nuk ka prova për përfshirjen e Iranit
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, tha të hënën se ende nuk ka parë asgjë që të vërtetojë rolin e Iranit në incidentin e flydubai-t.
Vance foli me gazetarët përpara se të nisej me fluturim për në Alaska, duke thënë se “nuk ka ende asnjë tregues për përfshirjen e Iranit në rastin e flydubai”.
Bashkëpiloti i një fluturimi të FlyDubai, i cili javën e kaluar sulmoi kapitenin dhe dyshohet se u përpoq ta rrëzonte avionin, u tha hetuesve në Emiratet e Bashkuara Arabe se e kishte planifikuar sulmin përpara se të punësohej nga linja ajrore, thanë dy zyrtarë izraelitë me njohuri për hetimin.
Një burim i tretë i njohur me hetimin tha se bashkëpiloti, kishte planifikuar të rrëzonte avionin e flydubai në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, ku po shkonte. Ai kishte qenë gjithashtu në një fluturim të mëparshëm të flydubai për në qytetin izraelit në fillim të këtij viti dhe kishte planifikuar ta rrëzonte avionin , por në fund vendosi të mos e bënte.
Nuk është ende e qartë pse ai ndryshoi mendje, megjithëse thuhet se njihte një nga pasagjerët, tha burimi.
Bashkëpiloti i fluturimit FZ1073 të flydubai, i cili ishte nisur nga Dubai, e sulmoi pilotin me sëpatën e emergjencës që ndodhej në kabinën e pilotit tha të dielën, Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve, duke e përshkruar incidentin si një “sulm terrorist”.
Dy burime kanë thënë se bashkëpiloti quhet Hamam al-Hamami dhe është shtetas i Omanit. Izraeli nuk ka komentuar, ndërsa autoritetet e Emirateve dhe flydubai nuk e kanë zbuluar identitetin e tij.
Deri më tani, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk e kanë akuzuar zyrtarisht dhe nuk dihet nëse është caktuar një avokat për ta përfaqësuar atë. Omani nuk ka komentuar për incidentin.
Dy zyrtarë izraelitë thanë se bashkëpiloti u tha hetuesve se kishte aplikuar për të punuar për linjën ajrore shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, flydubai, pasi kishte kërkuar linja ajrore që fluturonin për në Tel Aviv.
Një burim i tretë vuri në dukje se Izraeli informohet vazhdimisht për hetimin nga Emiratet.
Kryeministrja japoneze: Kina është një fqinj i rëndësishëm, po punojmë për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive
Paralajmëron Inteligjenca gjermane: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë
Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije
- 18:47 Kryeministrja japoneze: Kina është një fqinj i rëndësishëm, po punojmë për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive
- 18:35 Përfundon takimi Kurti-Hamza, në pikëpyetje nëse është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit
- 18:30 Paralajmëron Inteligjenca gjermane: Gjermania rrezikon konflikt të armatosur me Rusinë
- 18:20 Zelensky dënon ashpër sulmin rus në Detin e Zi: Rusia zgjedh terrorin me vetëdije
- 18:16 SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë
- 18:00 Organizatori i protestës, Haziri: UÇK-ja ka nevojë për ne, ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës