Për gazetarin Basir Çollaku, ndodhemi në fazën ku shqiptarët nuk kanë parë asgjë ende, në atë se çfarë bën kryeministri Edi Rama me paratë e tyre, të drogës e krimit.
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, u shpreh se për përgjimet e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për skandalin e trafikut të armëve ka një presion të shtuar nga ana e partnerëve ndërkombëtare për këtë çështje dhe të tjera që sipas tij, pritet të dalin së shpejti.
Sipas Çollakut, skandali i kompanisë ‘Kayo’nuk mbyllet nga ana e prokurorëve të SPAK pa shkuar te kryeministri Edi Rama.
Çështja e Ballukut ka shkuar në limite e afateve procedural, për ta harruar si çështje. Kayo nuk është hetuar më tej. Pyetja që bëj shpesh është po pjesa e Ramës ku është, pjesa që është përfitues?!
Ai është përgjegjës për masakrimin e parasë publike. ‘Genocidi’ i parasë publike nuk bëhet pa firmën dhe dijeninë e Edi Ramës. Nufi e Yeffet, Rama ka qenë duke u sherrosur për një kontejner të sekuestruar në Spanjë dhe u devijua falë ndërhyrjes së partnerëve, ndaj s’mund ta mbyllin prokurorët, pa shkuar tek Edi Rama.”– shprehet ai.













