web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parodia e protestës/ Agron Llakaj sqaron polemikat: Jemi artistë humori, nuk fyem askënd

5 Tetor 2026, 18:59, Aktualitet CNA

Parodia e protestës/ Agron Llakaj sqaron polemikat: Jemi artistë

Drejtuesi i emisionin humoristik “Portokalli”, Agron Llakaj, ka reaguar lidhur me polemikat e lindura lidhur me parodinë e bërë në program lidhur me protestën qytetare kundër qeverisë.

Llakaj tha sot për “Top-Channel” se parodia nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse prezantimin e disa personazheve të protestës që u bënë virale dhe disa të tjerëve që abuzuan me protestën. 

“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në “Portokalli” janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Edhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër. Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë askënd, jo më protestën dhe atë që përfaqëson ajo. Ne jemi artistë të humorit, prodhojmë humor duke përcjellë mesazhe. Konica thotë ‘ti ke gjithë të drejtën tënde për lirinë që ke, por nuk ke pse të fyhesh nga liria ime’“, tha Llakaj.“, u shpreh Llakaj./CNA

 





Lajmet e fundit nga