Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ Përgjimet e Ahmetajt, SPAK nis hetimet

Krujë/ I vunë zjarrin kanalit me shkurre e kallamishte, flakët u afrohen banesave

18:44, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kanali me shkurre e kallamishte në fshatin Gramëz në Thumanë të Krujës, duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Për pasojë, zjarri rrezikon seriozisht fshatin, pasi flakët të favorizuara dhe nga era janë shpërndarë duke përfunduar në oborret e banesave.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses, bëri të mundur që një banesë ku flakët kishin depërtuar në oborr të mos digjej.

Sakaq vijon puna për lokalizimin e flakëve në afërsi të zonës së banuar.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm nga banorë të zonës, të cilët përdorin këtë praktikë për të pastruar arat nga shkurret e ferrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco