Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan, foto me Wendt dhe me përfaqësuesit

5 Tetor 2026 | 19:07

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në Kryeministri përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të vizitës së delegacionit amerikan në Tiranë.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga takimi, ku shfaqet së bashku me ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, dhe përfaqësuesit e Kongresit amerikan.

“Sot në kopshtin e Kryeministrisë me përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL)”, shkruan Rama në postimin e tij, të shoqëruar me flamujt e Shqipërisë dhe SHBA-së.

Vizita e delegacionit amerikan zhvillohet në një moment kur në Tiranë është duke u konsoliduar prania e ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt, i cili mori zyrtarisht detyrën më 26 shtator.

Më herët gjatë ditës, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve, i kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në fokus ishin forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në NATO, siguria rajonale, integrimi europian dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike.

Takimi në Kryeministri vjen gjithashtu në të njëjtën ditë kur ambasadori Wendt zhvilloi një takim me drejtuesit e SPAK-ut, ku u diskutua roli i institucioneve të pavarura në luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm, të cilat janë renditur nga pala amerikane si prioritete të Presidentit Donald Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., me inicialet L.K., është arrestuar në flagrancë nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorit të çështjes....
18:16 | 05/10/2026

Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku...
17:44 | 05/10/2026

Çështja e presidentit, Kurti takim me Hamzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Kurti mësohet se është...
17:16 | 05/10/2026