Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë delegacionin e Kongresit të SHBA-ve

    Takimi Wendt-Nufi, ambasada e SHBA: Shqipëria, partner kyç në fushën e mbrojtjes

    SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
    Aktualitet

    SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

    October 5, 2026

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë administratorin e shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., Leli Kaja, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    Sipas njoftimit të SPAK, arrestimi është kryer sot nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026.

    Procedimi është regjistruar më 1 tetor 2026, pas një referimi të bërë nga BKH. Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale hetimi, si dhe janë kryer veprime të simuluara.

    Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, SPAK dyshon se Leli Kaja ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh nga administratori i një operatori ekonomik.

    Sipas prokurorisë, shuma dyshohet se është marrë në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkohen administratorit të “ECO-ELB” sh.a. në bazë të ligjit.

    Gjatë kontrollit personal, hetuesit i kanë gjetur dhe sekuestruar Leli Kaja shumën prej 400 mijë lekësh, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale.

    Hetimet nga SPAK dhe BKH vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.

    elbasan spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama pret në kopshtin e Kryeministrisë delegacionin e Kongresit të SHBA-ve

    October 5, 2026

    Takimi Wendt-Nufi, ambasada e SHBA: Shqipëria, partner kyç në fushën e mbrojtjes

    October 5, 2026

    SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

    October 5, 2026

    Rubio nis turneun në Europë, Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të bisedimeve

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.