LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne e ndërtuam dixhitalizimin për qytetarin, Rama e AKSHI e kthyen në skandal

Sipas tij, këto nisma synonin përdorimin e teknologjisë për lehtësimin e shërbimeve dhe luftën kundër korrupsionit.

5 Tetor 2026, 18:58 Nga E.d
Berisha: Ne e ndërtuam dixhitalizimin për qytetarin, Rama e AKSHI e
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se e ka deformuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri, duke e kthyer teknologjinë në një burim abuzimi dhe skandalesh. Gjatë takimit që po zhvillohet për inteligjencën artificiale në selinë e PD, Berisha tha se qeveria e tij e nisi dixhitalizimin për qytetarin.

Kjo duke përmendur rritjen e aksesit në internet, shërbimet online, prokurimet elektronike dhe transparencën për shpenzimet publike. Sipas tij, këto nisma synonin përdorimin e teknologjisë për lehtësimin e shërbimeve dhe luftën kundër korrupsionit.

Pas kësaj ai tha se kryeministri Rama e ka kthyer AKSHI-in në një skandal, duke shtuar se ai është përfshirë në problematika të shumta.

Sali Berisha: Kam kënaqësinë të paraqes para jush Lukën, një të ri shqiptar me historinë e tij të suksesit në një nga fushat më të avancuara të teknologjisë së informacionit, blockchain.  Njeri patriot, i cili prej shumë kohësh ka vendosur kontakte me Partinë Demokratike, me mua, dhe gjithnjë me idenë se si ato çka Luka ka realizuar në Kanada dhe më vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe t'ia ofrojë dhe vendit tij. 

Dhe sot ai paraqitet këtu me një ekspoze shumë interesante. Nuk dua të bëj histori, por në vitin 2005 penetrimi i internetit në këtë vend ishte gjithsej 4.9% dhe në jo pak raste nuk e llogarisin fare Shqipërinë, meqë ishte kaq e ulët në këtë fushë. Në kohën kur, në këtë kohë ne shpallëm moton ‘Shqipëria në moshën dixhitale’, dhe e vërteta është që në atë kohë pjesa më e madhe e mediave përqeshën qeverinë dhe këtë moto. Por me vendosmëri kjo moto apo ky proces u shndërrua në një nga proceset më të suksesshme të asaj qeverisje. Penetrimi i internetit arriti në 63% por në disa fusha të caktuara ne arritëm pozicionet më të mira.

Nga vullneti politik dhe përkushtimi i madh i atij grupi punonjësish të drejtuar nga Genc Pollo, ministër për teknologjinë, të cilët arritën të bëjnë realitet në një kohë shumë më parë se të tjerët prokurimet dixhitale. Arritën të bëhen realitet një seri shërbimesh. Tani, po ju them sinqerisht, problemi ynë madhor ishte korrupsioni dhe ne donim që kjo teknologji të përdorej në fushat ku korrupsioni ishte më i shprehur. U përdor për maturat dhe pati një efekt shumë pozitiv. U bë një nga vendet e para me thesarin online.

Kjo ishte një nismë e ish-presidentit Barak Obama dhe ne e instaluam, e vendosëm, e bëmë. Të nesërmen qytetari mësonte se sa ka shpenzuar kryeministri, sa ka shpenzuar çdo ministër nga paratë e taksave të tyre. U ndërtua ajo që quhej autobuzi elektronik me një fond të Bashkimit Europian, nga i cili një nga portalet do të ishte e-Albania, portali i sotshëm, ku u ofruan disa nga shërbimet që ishin të gatshme të instaluara në atë kohë. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dha një kontribut shumë të madh në të gjitha këto procese. Por tani, miqtë e mi, në qoftë se në Shqipëri për teknologjinë dixhitale mund të shkruhet libri më i zi i planetit, këtë libër të zi, këtë libër të zi në planet e realizoi po AKSHI./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës