Reforma territorial! 15 bashki shkrihen, cilat do jenë 6 qytetet e reja! Çfarë ndryshon në hartën e re
Nëse reforma e re administrativo-territoriale merr 84 votat e nevojshme në seancën plenare të së enjtes, Shqipëria do të kalojë nga 61 në 46 bashki. Drafti i miratuar në Komisionin e Ligjeve parashikon shkrirjen e 15 bashkive aktuale dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha, ndërsa qarqet nuk ndryshojnë.
Në hartën e re parashikohet gjithashtu një riorganizim i qendrave urbane, me 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve janë shtuar edhe gjashtë zona që marrin statusin e qytetit.
15 bashkitë që humbasin statusin aktual
Sipas draftit, bashkitë që shkrihen dhe bashkohen me njësi të tjera janë:
- Fushë-Arrëzi → me Bashkinë Pukë
- Klosi → me Bashkinë Mat
- Rrogozhina → me Bashkinë Kavajë
- Dimali → me Bashkinë Berat
- Poliçani → me Bashkinë Berat
- Patosi → me Bashkinë Fier
- Divjaka → me Bashkinë Lushnjë
- Selenica → me Bashkinë Vlorë
- Maliqi → me Bashkinë Korçë
- Këlcyra → me Bashkinë Përmet
- Memaliaj → me Bashkinë Tepelenë
- Libohova → me Bashkinë Gjirokastër
- Cërriku → me Bashkinë Elbasan
- Belshi → me Bashkinë Elbasan
- Përrenjasi → me Bashkinë Librazhd.
Gjashtë zonat që marrin statusin e qytetit
Ndryshimi tjetër i parashikuar në hartën e re lidhet me klasifikimin e disa qendrave urbane. Nëse reforma miratohet, statusin e qytetit pritet ta marrin:
- Kastrati, në Bashkinë Malësi e Madhe
- Bushati, në Bashkinë Vau i Dejës
- Ulza, në Bashkinë Mat
- Krasta, në Bashkinë Bulqizë
- Miloti, në Bashkinë Kurbin
- Golemi, në Bashkinë Kavajë.
Kështu, në Bashkinë Kurbin do të përfshihen qytetet Laç, Mamurras dhe Milot, ndërsa në Bashkinë Kavajë, pas bashkimit me Rrogozhinën, do të jenë Kavaja, Rrogozhina dhe Golemi.
Në nivelin e qeverisjes vendore, bashkia mbetet njësia kryesore e vetëqeverisjes. Reforma synon një strukturë me 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa qarqet nuk preken nga ndryshimet e propozuara.
Projektligji tashmë është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 8 tetorit. Për miratimin e tij kërkohen 84 vota.
SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë
26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë
Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi
- 19:07 Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan, foto me Wendt dhe me përfaqësuesit
- 19:05 Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës
- 18:54 Si lindën protestat që larguan kryeministrin spanjoll! (Historia e 87 vjeçares, me aftësi të kufizuara dhe morali politik i socialistit Sanchez)
- 18:53 Komisioni Evropian: Ndihma prej 26 mln eurosh për prodhuesin e kamionëve MAN shkel rregullat
- 18:49 Hetimet për rrëzimin e avionit të Flydubai, Vance: Deri tani nuk ka prova për përfshirjen e Iranit
- 18:47 Kryeministrja japoneze: Kina është një fqinj i rëndësishëm, po punojmë për të ndërtuar një marrëdhënie konstruktive