Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia dorëzohet përballë protestuesve? Del VIDEO virale e shefit të Komisariatit Nr.2: Inteligjenca që kemi ne është blozë

Shkruar nga Newsbomb
Policia dorëzohet përballë protestuesve? Del VIDEO virale e
Shefi i Komisariatit Nr.2, Alfred Cenaj

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes shefin e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Alfred Cenaj, gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit. Në pamje, Cenaj shfaqet duke folur në telefon, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Inteligjenca që kemi ne është blozë”.

Nuk dihet se për çfarë rasti konkret po fliste shefi i Komisariatit dhe nëse deklarata lidhet drejtpërdrejt me situatën e krijuar gjatë protestës. Megjithatë, fjalia e tij ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Videoja është publikuar në një moment kur protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve pranë institucioneve shtetërore, ndërsa mënyra se si është shprehur drejtuesi i policisë është interpretuar nga komentues të ndryshëm si një pakënaqësi ndaj informacionit që merr policia për situatën në terren.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese