Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 128-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 128-të të protestës. • Ajo foli për protestën e organizuar pasditen e sotme para Kuvendit, gjatë kohës kur po zhvillohej senaca plenare. • Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet. • Në fjalën e saj Vatnikaj ka theksuar edhe shoqërimin e tre personave në tubimin para Kuvendit dhe faktin që në protestë dalin për kërkesat e tyre por përballen me represion policor. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 128-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 128-të të protestës. Ajo ka marrë fjalën në podiumin e vendosur, ku ka folur në lidhje me protestën e organizuar pasditen e sotme para Kuvendit, gjatë kohës kur po zhvillohej senaca plenare.
Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet. Në fjalën e saj Vatnikaj ka theksuar edhe shoqërimin e tre personave në tubimin para Kuvendit dhe faktin që në protestë dalin për kërkesat e tyre por përballen me represion policor.
"Ne jemi të vetëdijshëm se kemi përballë një shtet policor dhe një shtet i cili nuk vepron as mbi ligjin dhe rregullat, por mbi urdhrat e kryekriminelit Ergys Agasi, ai që emëronte edhe shefat e komisariateve dhe drejtorët e policisë dhe që ishte lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar”, tha Vatnika./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 128 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka vijuar marshimi drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit. Gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë nga qytetarët para Kuvendit ndërkohë që në ambientet brenda tij po zhvillohej seanca plenare.
Situata ka shfaqur tensione, ndërsa ka pasur edhe shoqërime të protestuesve nga forcat policore. Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al