Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan në Kryeministri, në takim edhe ambasadori Wendt

Shkruar nga Newsbomb
Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan në Kryeministri, në takim
Çast nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një takim ku marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Ëendt. I pari i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar në kopshtin e kryeministrisë me përfaqësuesit e delegacionit amerikan.

Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve i kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, zhvilloi më herët një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan.

Gjatë bisedimeve u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-së, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. Në fokus ishte dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, me theks te vijimi i reformave dhe forcimi i institucioneve demokratike.

Palët diskutuan gjithashtu edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes bizneseve të dy vendeve, me synim rritjen e mundësive për investime dhe partneritete të reja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese