web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari: Masakër ndaj parasë publike, hetimet nuk mbyllen pa shkuar te Rama

5 Tetor 2026, 19:48, Aktualitet CNA

Gazetari: Masakër ndaj parasë publike, hetimet nuk mbyllen pa shkuar

Gazetari Basir Çollaku hodhi sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Syri Tv”, Çollaku u shpreh se Rama është përgjegjës për masakrimin e parasë publike, pasi sipas tij, asgjë nuk bëhet pa firmën dhe dijeninë e kreut të qeverisë.

Sipas gazetarit, hetimi i aferave të mëdha nuk mund të mbyllet ndryshe veçse duke shkuar edhe te Rama.

“Jemi në fazën ku shqiptarë s’kanë parë asgjë çfarë ka bërë Rama me paratë e shqiptarëve, krimit e drogës. Përgjimet e Ahmetaj, është presion i shtuar i partnerëve për këtë çështje dhe çështje të tjera që presin të plasin e të bëhern publike. Rama është përgjegjës për masakrimin e parasë publike. ‘Gjenocidi’ i parasë publike nuk bëhet pa firmën dhe dijeninë e Edi Ramës. Nufi e Yeffet, Rama ka qenë duke u sherrosur për një kontejner të sekuestruar në Spanjë dhe u devijua falë ndërhyrjes së partnerëve, ndaj s’mund ta mbyllin prokurorët, pa shkuar tek Edi Rama”,-tha Çollaku./CNA

 





Lajmet e fundit nga