11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri! Mes tyre 3 shqiptarë

5 Tetor 2026 | 19:55

Policia austriake ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar për trafik droge. Kështu njoftoi të hënën zëdhënësja e policisë Irina Steirer. Droga mësohet u sekuestrua në një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme.

Të arrestuarit janë tre shqiptarë të moshës 46, 42 dhe 38 vjeç, dhe tre italianë të moshës 72, 53 dhe 23 vjeç. Operacioni u zhvillua pranë qytetit Schwechat, i cili kufizohet me Vjenën dhe i përket distriktit Bruck an der Leitha. Detaje të mëtejshme nuk u bënë të ditura.

Hetuesit siguruan një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Gjatë kontrollit, ata sekuestruan një sasi të madhe kokaine, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

“Në total, u konfiskuan afërsisht njëmbëdhjetë kilogramë kokainë”, tha zëdhënësja e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Holanda shqyrton ndalimin e telefonave në shkolla dhe kufizime të rrepta për fëmijët në internet

Kabineti holandez u ka bërë thirrje shkollave fillore dhe të mesme që t’u ndalojnë nxënësve përdorimin e telefonave celularë gjatë gjithë ditës së shkollës, duke...
19:35 | 05/10/2026

Më shumë se 5,000 persona të arrestuar që nga fillimi i protestave studentore në Francë

Ministria e Drejtësisë e Francës tha se numri i personave të ndaluar gjatë protestave kombëtare në shkolla ka kaluar 5,000. Një njoftim në faqen e...
19:26 | 05/10/2026

Trump: Çmimet e benzinës nuk po rriten nga Ngushtica e Hormuzit, por nga çështja e rafinerive

Presidenti amerikan, Donald  Trump përmes një postimi në “Truth Social” ka deklaruar se rritja e çmimeve të benzinës nuk është më për shkak të Ngushticës...
19:20 | 05/10/2026