Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një grua! Plagosen dy drejtuesit e mjeteve
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Përparim.
Sipas raportimeve, përplasja ka rezultuar fatale për një grua, Drita Xhaja 70 vjeçe, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“Harta e re bëhet për zgjedhjet lokale”, Sulo-Maznikut: Rregullat i caktoni ju
Dita e 128-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Reforma territorial! 15 bashki shkrihen, cilat do jenë 6 qytetet e reja! Çfarë ndryshon në hartën e re
- 22:04 “Kemi lidhje të forta”! Rubio: Greqia është aleat shumë i rëndësishëm i SHBA-së
- 22:01 Murtaja e dyshuar në Rusi, BE në gatishmëri: Po monitorojmë rastin
- 21:57 Sulmi ndaj anijes me misër në Detin e Zi, Zelenskyy: Nevojitet presion për të rivendosur sigurinë globale
- 21:55 A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit?
- 21:50 Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 14 vite martesë: Një jetë përpara nesh
- 21:49 Bashkëshortja e Maduros përballet me probleme serioze shëndetësore, kërkon arrest shtëpie në SHBA