Tentativa e deputetes demokrate Klodjana Çapja për të filmuar kolegët socialistë që po vononin PRO në Komisionin e Ligjeve për projektligjin për Reformën e re Administrativo-Territoriale, ka prodhuar një debat të fortë.
Socialisti Olsi Komiçi nuk është përmbajtur kur ka parë kolegen demokrate me telefonin ngritur dhe duke filmuar, dhe e u është drejtuar atyre që kishte përballë me fjalët "5 demokratë të qelbur". Një fjalor që nxiti menjëherë reagime nga përfaqësuesit e opozitës.
Olsi Komiçi: 5 demokratë të qelbur
Klodjana Çapja: Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë.
Olsi Komiçi: Trup të të vijë, nxjerr telefonin e filmon aty (e tregon me telefonin e tij).
Klodjana Çapja: Turp të të vijë ty. Kryetar, e dëgjon fjalorin e këtij, që thotë “deputet i qelbur”? Asnjëri s’më nxjerr përjashta, aq më pak ti.
Olsi Komiçi: Del me telefon kështu.
Gjin Gjoni: Ç’ka problemi? Ti ke qëndrimin tat.
Olsi Komiçi: Veprim i ulët.
Ulsi Manja: Zoti Komiçi, ju lutem. A ka mundësi të më lini? Kthehuni në normalitet të seancës. Zoti Gjoni nuk kam nevojë për avokat.
Komisioni i Ligjeve ka votuar me shumicë votash projektligjin e prezantuar nga deputetët socialistë, për Reformën e re Administrativo-Territoriale, në parim, nen për nen, dhe në fund në tërësi, duke e kaluar për votim përfundimtar në seancën e 8 Tetorit.
