Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas përplasjes së Bledi Manes me protestuesit gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e sotme. Lala thotë se, pavarësisht përplasjeve që ka pasur më herët me Manen dhe sulmeve që sipas saj ai i ka bërë ndaj saj, nuk mund të pranojë që një gazetar të sulmohet për qëndrimet apo opinionet që mban.
Gazetarja u drejtohet edhe protestuesve, duke i ftuar të respektojnë mendimin ndryshe dhe të tregojnë se protesta mund të shoqërohet edhe me respekt për ata që kanë qëndrime të kundërta.
Në reagimin e saj, Lala thekson se respekti për mendimin ndryshe dhe respektimi i ligjit duhet të jenë pjesë e çdo proteste.
“Bled Mane me ka vene shpesh ne qender te sulmeve te pamerituara. Por pavaresisht kesaj si gazetare smund te pranoj qe mbi nje gazetar te hidhen veze per shkak te qendrimeve qe ai mban, edhe pse e kam mbeshtetur protesten qe ne diten e pare dhe vijoj ta mbeshtes.
Le të tregojmë se e respektojmë mendimin ndryshe, edhe kur eshte kundër nesh dhe të punojmë për një vend ku ka vend për të gjitha këndvështrimet, por ku sundon ligji!”, shkruhet në postimin e Lales.
Kujtojmë që pasditen e sotme, Bledi Mane u përplas me protestuesit pasi këta të fundit e fyen dhe e qëlluan me vezë.
