web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj Bledi Manes/ Gazetarja: Nuk mund të hidhen vezë për qëndrimet ndryshe ndaj protestës

5 Tetor 2026, 20:35, Aktualitet CNA

Sulmi ndaj Bledi Manes/ Gazetarja: Nuk mund të hidhen vezë për

Gazetarja Klodiana Lala ka reagur lidhur me sulmin e bërë ndaj Bledi Manes.

Lala shprehet se pavarësisht qëndrimit të gazetarit ndaj protestës, nuk mund të qëllohet me vezë, ndërsa thekson se gjithmonë duhet të ketë vend për të gjitha këndvështrimet.

“Bled Mane më ka vënë shpesh në qendër të sulmeve të pamerituara. Por pavarësisht kësaj si gazetare s’mund të pranoj që mbi një gazetar të hidhen vezë për shkak të qëndrimeve që ai mban, edhe pse e kam mbështetur protestën që në ditën e parë dhe vijoj ta mbështes. Le të tregojmë se e respektojmë mendimin ndryshe, edhe kur është kundër nesh dhe të punojmë për një vend ku ka vend për të gjitha këndvështrimet, por ku sundon ligji!”,-shkruan Lala./CNA

 





Lajmet e fundit nga