Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    EMRI/ Dyshohet se mori para për të ndihmuar personin me arrest shtëpie të largohej, pranga efektivit

    Venecia/ Nufi në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane

    Dyshime për murtajë në një laborator në Siberi, SHBA monitoron situatën. Si vdiq punonjësja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » EMRI/ Dyshohet se mori para për të ndihmuar personin me arrest shtëpie të largohej, pranga efektivit
    Aktualitet

    EMRI/ Dyshohet se mori para për të ndihmuar personin me arrest shtëpie të largohej, pranga efektivit

    October 5, 2026
    Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston efektivin e Policisë në Durrës! Nisin hetimet për dy të tjerë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, i dyshuar se ka marrë para për të favorizuar një person ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Sipas AMP-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është arrestuar inspektori Çlirim Torra, me detyrë specialist i Policisë së Zonës (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Policisë Librazhd.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se efektivi ka marrë një shumë parash në këmbim të favorizimit të shtetasit me inicialet A.R., ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Sipas dyshimeve të ngritura nga hetimi, efektivi do t’i mundësonte personit nën masën e sigurisë të shkelte “arrestin në shtëpi” dhe të largohej nga banesa, duke mos respektuar kushtet e vendosura nga gjykata.

    Në përfundim të veprimeve hetimore, ndaj inspektorit Çlirim Torra rëndojnë dyshimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

    AMP bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore deklaron se do të vijojë veprimtarinë kundër rasteve të korrupsionit dhe shkeljeve që cenojnë integritetin e punonjësve të strukturave ligjzbatuese.

    AMP efektivi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    EMRI/ Dyshohet se mori para për të ndihmuar personin me arrest shtëpie të largohej, pranga efektivit

    October 5, 2026

    Venecia/ Nufi në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane

    October 5, 2026

    Dyshime për murtajë në një laborator në Siberi, SHBA monitoron situatën. Si vdiq punonjësja

    October 5, 2026

    Një italian për Kombëtaren shqiptare? Caprile lidhet me kuqezinjtë, por FIFA vendos kufizime

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.