Aksidenti i tmerrshëm në Peqin! Ndërron jetë pasagjerja, plagosen dy shoferët (EMRI)

Aktualitet

Aksidenti i tmerrshëm në Peqin! Ndërron jetë pasagjerja,

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 Viktimë ka mbetur shtetasja Afërdita Xhaja 70 vjeçe.

Njoftimi i policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT