web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i AKSK-së: Sulme të jashtme kibernetike pas protestës së fundit, ndërhyrje e provuar

5 Tetor 2026, 21:17, Aktualitet CNA

Kreu i AKSK-së: Sulme të jashtme kibernetike pas protestës

Kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, deklaroi sot gjatë protestës së fundit janë konstatuar sulme të jashtme ndaj sistemeve.

Në një prononcim për mediat, Kazia u shpreh se këto ndërhyrje, që tanimë janë reale dhe të provuara, kanë qenë kryesisht të lidhura me manipulime me IA dhe pamjeve nga terreni.

 “AKSK-ja ka të dhëna dhe ka rënë në kontakt me këto të dhëna duke bërë monitorim të burimeve të hapura për pjesën kibernetike, që ne e kemi detyrim ligjor. Këto ndërhyrje kanë qenë kryesisht për dezinformim, për masivizim jo real të protestës dhe të lajmeve që lidhen me protestën, si dhe manipulime me inteligjencë artificiale të videove apo fotove nga terreni. Ndërhyrjet janë reale dhe janë të provuara”,-tha Kazia./CNA

 





Lajmet e fundit nga