Pezheskian: SHBA-të nuk duan negociata, na sulmuan tre herë pas bisedimeve
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të pakuptimta, duke iu referuar tensioneve të fundit dhe historikut të bisedimeve dypalëshe.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, kreu i shtetit iranian u shpreh se Uashingtoni ka dëshmuar mungesë serioziteti për dialog të sinqertë.
“Deri më sot, ata na kanë sulmuar tre herë pas bisedimeve, gjë që tregon qartë se ata nuk kërkojnë dialog. Negociatat nuk kanë kuptim me një palë që kryen veprime armiqësore, vendos sanksione, ushtron presion dhe nuk i respekton angazhimet e marra,” theksoi Pezeshkian.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit mbeten jashtëzakonisht të tensionuara, ndërsa Teherani vazhdon të akuzojë SHBA-në dhe aleatët e saj për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe presion të vazhdueshëm ekonomik e politik përmes sanksioneve.
Aksidentohet një autobus me nxënës në Florida, dy viktima dhe 26 të plagosur
Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri
Shtëpia e Bardhë kufizon sërish gazetarët! Pas CNN, edhe Politico nuk lejohet në Air Force One
- 21:00 Aksidentohet një autobus me nxënës në Florida, dy viktima dhe 26 të plagosur
- 20:52 Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri
- 20:35 Shtëpia e Bardhë kufizon sërish gazetarët! Pas CNN, edhe Politico nuk lejohet në Air Force One
- 20:25 Protestat në Francë, rreth 190 nxënës të plagosur
- 20:23 Superfuqitë në garë për të vendosur reaktorë bërthamorë në Hënë
- 20:15 Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë