Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.
Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve të plagosur, ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ka humbur jetën .
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje