VIDEO/ Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

5 Tetor 2026, 21:25Rajoni TEMA
VIDEO/ Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia

Situata para objekteve të institucioneve qendrore në Prishtinë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pasi Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit të Kosovës.

Tensionet u rritën kur një grup protestuesish rrethuan hyrjet kryesore të ndërtesës së Kuvendit me qëllim që të parandalonin daljen e deputetëve nga objekti. Përveç bllokadës, në drejtim të ndërtesës së Qeverisë u hodhën edhe fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike.

Për t’i bërë ballë situatës dhe për të garantuar sigurinë e zyrtarëve, Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës. Paralelisht, autoritetet e sigurisë vendosën pjesëtarë të Njësisë Speciale në pjesën e përparme të objektit të Qeverisë, duke ngritur nivelin e sigurisë në perimetrin e institucioneve.

Si pasojë e tensioneve të përshkallëzuara në rrugë, në rrugën “Agim Ramadani” u dogjën disa kontejnerë mbeturinash, duke shkaktuar tym dhe pengesa në qarkullim. Policia e Kosovës vazhdon të qëndrojë në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar incidente të mëtejshme.

3 Komente

  1. L
    Luli

    Ashtu si u qlirua Kosova cep-me-cep, tash ka mbetur edhe llumi i malokeve qe zbret ne Prishtine per ta penguar jeten e kryeqytetasve. Kjo tash eshte nje pune shum me e lehte se ajo e para.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      O luliq ta qift nanen ai qe e ka qliruar cep me cep e ta shkerdhefshin nanen e baben ata qe ti urren, uck pra dhe gjithe protestuesit .

      Përgjigjjuni
    2. A
      Antiprotestues !

      ik o Luli futi i Pace.. ;Mire ja u bejne::Jane keta deputet...qe e lane kosoven pa Qeveri..dhe do te fillojne perseri me zvarritje...dhe duke pritur Urdherat e te "Medhenjeve"....NjEREZIT JANE LODHUR..nga Lolo-Deputetet qe paguhen nga Kosovaret

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje