Ramush Haradinaj nga partia AAK tha se deputetët mund të kthehen në Kuvend në çdo kohë për ta votuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Unë besoj se në çdo orë mund të kthehemi në Kuvend dhe ta votojmë ligjin”, tha Haradinaj para gazetarëve.
Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se “ikja nga përgjegjësia është vepër e dënueshme”.
“Është ora 21:00 dhe në këtë orë i bëj thirrje Kurtit, VV-së dhe të gjithë deputetëve të kthehemi në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës”, deklaroi Haradinaj.
Ai u shpreh se pas votimit, si deputetët, ashtu edhe protestuesit, mund të largohen dhe t’i kthehen shtëpive të tyre.
“Po besoj që në çdo orë mundemi me u kthy me votu ligjin dhe ne me u kthy në shtëpitë tona, ne dhe protestuesit. Ikja nga përgjegjësia nuk është në nderin as të pushtetarëve, as të atyre që përfaqësojnë popullin”, tha kreu i AAK-së./Versus.al

