E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj-Kurtit: Kthehu në Kuvend të votojmë ligjin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media nga Kuvendi, Haradinaj tha se votimi i ligjit mund të zhvillohet në çdo moment, duke kërkuar që deputetët të rikthehen në sallë dhe ta përmbyllin procesin.

Reklamë

“Është ora 21:00 dhe në këtë orë i bëj thirrje Kurtit, VV-së dhe të gjithë deputetëve të kthehemi në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës”, deklaroi Haradinaj.

Ai u shpreh se pas votimit, si deputetët, ashtu edhe protestuesit, mund të largohen dhe t’i kthehen shtëpive të tyre.

“Po besoj që në çdo orë mundemi me u kthy me votu ligjin dhe ne me u kthy në shtëpitë tona, ne dhe protestuesit. Ikja nga përgjegjësia nuk është në nderin as të pushtetarëve, as të atyre që përfaqësojnë popullin”, tha kreu i AAK-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.