Protestë para Kuvendit në Kosovë, Policia shpërndan protestuesit
Policia e Kosovës po shpërndan protestuesit, të tubuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aksioni filloi rreth orës 21:00, ku nga pamjet vihen re forca të shtuara policore.
Më parë, situata u tensionua para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës.
Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Specialen. Por, protestuesit kërkonin që po sot të miratohej edhe në lexim të dytë për këtë projektligj.
Kjo ishte kërkesë edhe e PDK-së dhe Aleancës, por Lëvizja Vetëvendosje kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit.
Afati kushtetues për presidentin përfundon të martën më 6 tetor.
Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gazlotsjellës (VIDEO)
Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës
Përfundon takimi Kurti-Hamza, në pikëpyetje nëse është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit
- 21:37 Flluska financiare që po trondit Turqinë
- 21:35 Trump planifikon një urdhër ekzekutiv që synon uljen e çmimeve të larta të naftës
- 21:33 Kreu i OPEN AI: Macron është lideri më mbresëlënës botëror në fushën e inteligjencës artificiale
- 21:20 Pezheskian: SHBA-të nuk duan negociata, na sulmuan tre herë pas bisedimeve
- 21:00 Aksidentohet një autobus me nxënës në Florida, dy viktima dhe 26 të plagosur
- 20:52 Pas sulmeve nga Huthit, Pakistani, Arabia Saudite dhe Turqia bien dakort të vendosin trupa ushtarake në Mbretëri