Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj, ka hedhur akuza lidhur me mënyrën se si është licencuar kompania Advanced Arms Technology AAT, duke pretenduar se shteti shqiptar i ka dhënë leje për tregtim, magazinim dhe transport të armëve, edhe pse kompania nuk është licencuar për prodhim.
Gjatë një ndërhyrje në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shehaj iu referua një dokumenti të datës 21 shtator, të firmosur nga ministri Ermal Nufi në përgjigje të pyetjeve të deputetit Belind Këlliçi për AAT dhe Timak Defense.
Sipas Shehajt, dokumenti tregon se AT disponon licenca për tregtim, magazinim dhe transport armësh, ndërsa nuk është licencuar për prodhim, pasi nuk ka ndërtuar fabrikën e armëve.
Sipas saj, në vend që të ndiqej ky proces, shteti i ka dhënë kompanisë licenca që e lejojnë të blejë armë jashtë vendit, t'i magazinojë në Shqipëri, t'i transportojë dhe më pas t'i eksportojë drejt vendeve të tjera.
Shehaj iu referua edhe përgjimeve të bëra publike, duke pretenduar se ato tregojnë një skemë ku armët blihen në vende të ndryshme, përfshirë Sudanin, Kinën apo Rusinë, dhe më pas transportohen e shiten në vende të tjera.
‘Të sqaroj dy momente. E para, pjesa e licencës. Unë e kam ndjekur me vëmendje dhe emisionin e kaluar. Romiri i tha që ka licencë, biles i dha dhe telefonin e tij që është dokumenti. Ai dokumenti që ka Romiri është një shkresë e datës 21 shtator e ministrit Ermal Nufi, që i është përgjigjur Belind Këlliçit për pyetjet që i ka bërë në lidhje me AAT-në dhe Timak Defense.
Dhe i thotë ministri që ky subjekti ka licencë për tregtim, magazinim edhe transportin e armëve. Duhet të ndaloj pak këtu pse. Timak Defense apo AAT-ja janë kompani të krijuara sipas ministrit, VKM-së dhe ligjit, për të prodhuar.
Pra, Timak Defense për të prodhuar makineri, mjete, makina për ushtrinë dhe AAT-ja, që është pjesa e fokusit edhe interesit publik besoj tashmë që flitet për tregtinë e armëve, AAT-ja është krijuar si kompani me kaskot për të ndërtuar një fabrikë armësh. Pra, objekti kryesor është ndërtimi i një fabrike armësh e cila do furnizojë me armë forcat e armatosura shqiptare dhe forcat e tjera të sigurisë.
Dhe kur të ngelen, pra të jetë në rregull industria e mbrojtjes shqiptare, ata kanë mundësi dhe t'i transportojnë dhe t'i shesin, të tregtojnë jashtë ose edhe brenda Shqipërisë. Çfarë ka ndodhur? Nuk është licencuar për prodhim, që do ishte hapi ligjor i pari.
Të ta shpjegoj që të kuptosh kush është problemi ligjor dhe pse na çon te tregtia e jashtëligjshme e armëve. Çfarë ndodh? Fillimisht kjo kompani duhet të ndërtonte fabrikën dhe duhet të licencohej për prodhimin.
Dhe ti kur licencohesh për prodhimin e armëve, ti do licencohesh dhe për tregtimin se do e shesësh, dhe për magazinimin se do kesh një depo, edhe për transportin se do kesh makina për t'i transportuar. Çfarë ka bërë shteti shqiptar? Licencën e prodhimit ai nuk e merr dot se nuk ka ndërtuar fabrikën. Dhe detaje të tjera do i shohësh në vijim te Syri.
Por, çfarë ka bërë shteti shqiptar? Në mënyrë të jashtëligjshme, sepse nuk është objekti primar, nuk është krijuar AAT-ja për të tregtuar armë. Çfarë ka bërë shteti shqiptar? I ka dhënë licencë që ky të blejë armë në Sudan, t'i magazinojë ato armë në Shqipëri po të dojë, t'i bëjë atë paketimin shqiptar që flet ai në përgjime, dhe t'i eksportojë dhe t'i çojë në Ukrainë dhe kudo tjetër.
Sepse i ka dhënë dhe licencën për t'i transportuar armët. Dhe mos harroni, jemi vend i NATO-s, që do të thotë licencat tona vlejnë edhe për ato vendet e tjera që janë pjesë e aleancës së NATO-s ose dhe jo, për të shitur, sepse jemi vend i NATO-s. Prandaj çfarë ka bërë zotëria? Ka licencuar Ronin, me justifikimin e AAT-së, që të bëjë këto pazaret e tjera në Nigeri e Sudan.
Pra, siç paska rezultuar... thelbi i përgjimeve është që ai zotëria blen armë në Sudan, apo në Kinë, apo në Rusi, apo ku të dojë koka e qejfit atij. Ai zotëria pastaj i transporton e i shet, bën tregti armësh.’, u shpreh ndër të tjera, Brisida Shehaj në SYRI TV.
© SYRI.net
'Ligjet' kalojnë Reformën Territoriale me votat e PS-së, anashkalojnë kundërshtimin e komuniteteve që propozohen të shkrihen
Skandali ‘KAYO’/ ‘Trekëndësh që lëvizet…’, Bushati: Pas skemës së hajdutërisë fshihet Edi Rama
Përshkallëzohet situata në Prishtinë, policia me autoblindë në rrugë - Përleshje mes protestuesve dhe Policisë