Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takohet me përfaqësuesen gjermane, çfarë u diskutua në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takohet me përfaqësuesen
Çast nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka pritur në një takim kortezie Drejtuesen e Seksionit Konsullor të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, Antje Homberg.

Takimi është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy palëve në fushat me interes të përbashkët.

Në bisedë është vënë theksi edhe te vijimi i dialogut dhe shkëmbimi i përvojave, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.

Në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhej:

"Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, priti sot në një takim kortezie znj. Antje Homberg, Drejtuese e Seksionit Konsullor në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet institucionale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me vëmendje ndaj dialogut të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese