AKTUALITET /

Policia nxjerr automjetet e rënda në afërsi të Kuvendit të Kosovës

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia ka përdorur gaz lotsjellës pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe kanë penguar deputetët të largohen nga objekti.

Shkruar nga Versus

Policia nxjerr automjetet e rënda në afërsi të Kuvendit

Situata në Prishtinë është përshkallëzuar gjatë mbrëmjes pas protestës pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në lagjen “Qafa”, Policia e Kosovës ka shtuar ndjeshëm forcat në terren dhe ka nxjerrë edhe automjetet e rënda, ndërsa situata pranë institucioneve vijon të mbetet e tensionuar.

Gjatë orëve të mbrëmjes, policia ka përdorur gaz lotsjellës pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe kanë penguar deputetët të largohen nga objekti.

Protesta, e nisur më herët gjatë ditës, lidhet me kërkesën për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas tensionimit të situatës, forca të shtuara të Policisë së Kosovës vijojnë të jenë të dislokuara në zonën përreth Kuvendit, ndërsa nuk ka ende një njoftim për përfundimin e protestës./Versu.al

Poll