web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari Rubio viziton nesër Athinën, ndalesa e parë e turit europian

5 Tetor 2026, 22:02, Kosova & Bota CNA

Sekretari Rubio viziton nesër Athinën, ndalesa e parë e turit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të mbërrijë nesër në kryeqytetin grek Athinë.

Rubio do të udhëtojë drej Greqisë në kuadër të një turi europian që do të zhvillohet nga data 5 deri më 8 tetor 2026 dhe që do të përfshijë gjithashtu Reikjavikun dhe Lisbonën.

Vizita në Greqi merr një rëndësi të veçantë diplomatike, pasi Rubio do të kryesojë delegacionin amerikan në Dialogun e 6-të Strategjik SHBA-Greqi, një mekanizëm institucional të nivelit të lartë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit nga pala amerikane, agjenda do të përfshijë, ndër të tjera, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurinë rajonale dhe sigurinë energjetike./CNA





Lajmet e fundit nga