web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reformë e njëanshme?/ Mazniku rendit arsyet, ja pse “nxitoi” mazhoranca

5 Tetor 2026, 22:11, Politikë CNA

Reformë e njëanshme?/ Mazniku rendit arsyet, ja pse

Bashkëdrejtuesi i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, u ndal sot te miratimi në parim i projektligjit për këtë reformë.

I ftuar në emisionin “Now”, Mazniku u shpreh se mazhoranca ndodhej përballë një dileme, atë të bërjes së një reforme që do të shërbejë për zgjedhjet e vitit 2027 ose 2031.

Sipas socialistit, efektet nga reforma kërkojnë një fazë katërvjeçare dhe vonesa në miratimin e hartës së re do të penalizonte bashkitë e vendit në përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian.

 “Ky është një diskutim i bërë prej shumë kohësh dhe ne besoj se e kemi bërë të qartë që kur e kemi nisur se është një ndër reformat më të rëndësishme të këtij mandati 4-vjeçar. Objektivi ishte të gjenin një mënyrë për ta bërë reformën bashkë me opozitën dhe që të ishte e dakordësuar me të gjitha palët. Krijuam një proces për t’i dhënë opozitës të gjitha garancitë. Pyetja ishte nëse do bëhej reforma për vitin 2027 apo 2031, por u vendos e para prej prioritetit ndaj BE-së. Nëse do e shtynim, 4 vite pas reformës do të fillonte të ndihej efekti. Bashkitë nuk do të përthithnin nga fondet e BE-së dhe pjesa më e madhe e bashkive nuk i kryejnë shumicën e funksioneve”,-tha Mazniku./CNA

 





Lajmet e fundit nga