Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Kosovë, ndërsa Policia ka shoqëruar për verifikim edhe nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas raportimeve, ai është shoqëruar nga forcat e rendit gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë, në një moment kur situata ishte tensionuar.
Pas mbajtjes për disa minuta, nipi i Hashim Thaçit është lënë i lirë nga Policia.
Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa më herët Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe sprej djegës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.


