Një mbrëmje spektakolare është regjistruar në Ligën e Kombeve, ku Franca ka dhuruar një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Belgjikës, ndërsa Italia ka triumfuar ndaj Turqisë, duke shtuar presionin mbi trajnerin Vincenzo Montella.
Në Grupin A1 të Ligës A, Franca mposhti Belgjikën me rezultatin 4-1, në një ndeshje që dukej se po shkonte në favor të belgëve.
Belgjika kaloi në avantazh në minutën e 35-të me Lukebakion dhe arriti ta ruante epërsinë deri në minutat e fundit.
Trajneri francez kishte lënë disa prej yjeve në stol, por aktivizimi i tyre ndryshoi tërësisht rrjedhën e takimit.
Në minutën e 77-të, Doué barazoi shifrat, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Cherki përmbysi rezultatin.
Protagonisti i madh i fundit të ndeshjes ishte Olise, i cili realizoi dy herë, në minutat 88’ dhe 90’+1’, duke vulosur fitoren 4-1 të Francës.
Italia mposht Turqinë, presioni rritet mbi Montelën
Në ndeshjen tjetër të grupit, Italia fitoi 3-1 ndaj Turqisë, në një rezultat që i komplikon ndjeshëm situatën trajnerit Vincenzo Montella.
Italianët kaluan në avantazh në minutën e 26-të me Scamaccën, ndërsa Turqia barazoi përkohësisht me Şimşirin në minutën e 61-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, Calafiori riktheu avantazhin për Italinë, ndërsa F. Esposito shënoi golin e tretë në minutën e 87-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së kaltër.
Humbja ka shtuar ndjeshëm presionin mbi Montelën, e ardhmja e të cilit në stolin e Turqisë tashmë vihet në pikëpyetje.
© SYRI.net
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Kurrë më ndeshje me Izraelin
Kombëtarja U-21 barazon me Ukrainën, Dodaj e Maksuti protagonistët e sfidësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: