Është caktuar ceremonia mortore për Florida Hoxhën, Florin Hoxhën, Eris Canin dhe Ian Alexander Kirkpatrick, katër anëtarët e një familjeje që humbën jetën tragjikisht pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në Athinë. Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të zhvillohen të mërkurën, më 7 tetor, nga ora 11:00 deri në 20:00, në Yorktoën Funeral Home, në Shrub Oak të Neë York-ut. Ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 8 tetor, në orën 13:00, në Kensico Cemetery, në Valhalla.
Katër viktimat humbën jetën mëngjesin e 25 shtatorit, pasi një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shembjen e ndërtesës dykatëshe ku ata po qëndronin, në zonën historike të Plakës në Athinë. Në total nga tragjedia humbën jetën gjashtë persona. Autoritetet greke po vijojnë hetimet për shkakun e shpërthimit, ndërsa rrjedhja e gazit është një prej pistave që po shqyrtohet.
Florida dhe Florin Hoxha ishin motër e vëlla. Florida, 34 vjeçe, ndodhej në Greqi me bashkëshortin e saj, Ian Alexander Kirkpatrick, 37 vjeç, me të cilin ishte martuar vetëm pak javë përpara tragjedisë. Çifti ishte në muajin e mjaltit dhe pikërisht ditën kur ndodhi shpërthimi kishte planifikuar të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Me ta ndodheshin edhe vëllai i Floridës, Florin Hoxha, 36 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Historia e çiftit është bërë edhe më tragjike pasi Eris ishte rreth pesë muaj e gjysmë shtatzënë dhe së bashku me Florinin prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë.
Pas tragjedisë që tronditi familjen dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në Neë York, tashmë të afërmit dhe miqtë do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave, të cilët do të prehen në SHBA.
