Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
• Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët shqyrtonin ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. • Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ndryshimeve ligjore. • Situata është tensionuar kur protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. • Deputeti është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit. • Në këtë moment, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit. • Në lidhje me këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pengojnë fizikisht deputetët, por t’i lejojnë të votojnë të lirë. • IKD-ja tha se kërcënimet dhe përdorimi i dhunës janë trysni mbi Kuvendin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit. • Por, situata është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdoruar ndaj tyre gazlotsjeellës. • Në kuadër të këtyre zhvillimeve janë shoqëruar edhe disa persona, mes tyre edhe nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi.
6 artikuj për këtë temë.
PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet e kryeqytetit për t’i mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të Kosovës.
Në mesin e atyre ishte edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca, emri i të cilit u brohorit nga protestuesit. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u dëgjuan duke u thënë oficerëve të policisë se “e keni tepruar”, raporton gazetarja e REL-it, Flaka Zogu.
PDK është ankuar se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, të cilët i ka shpërndarë nga sheshi më i afërt me Kuvendin duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.
Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i pengojnë deputetët të largohen nga Kuvendi pasi kërkojnë që të miratohen ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve të parisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kthehen në Kuvend për t’i kaluar ndryshimet edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar./Dosja.al
PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me dije se ai ishte në mesin e protestuesve që u përplasën me policinë.
Pas kësaj situate, forcat e rendit kanë shoqëruar disa protestues që kishin bllokuar hyrje-daljet e Kuvendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa ndodhej me pranga në duar ai foli për rëndësinë e daljes në këto protesta.
“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ai.
Protestuesit kërkojnë që Kuvendi të miratojë edhe në tërësi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. Më herët situata para Kuvendit të Kosovës u tensionua, pasi protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këtë të fundit përdorën në drejtim të tyre gazlotsjellës./Dosja.al
PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t’i shpërndajë protestuesit duke i larguar ata nga sheshi “Skënderbeu”, dhe duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre. Oficerë të policisë kanë krijuar një kordon në këtë shesh të kryeqytetit dhe po vazhdojnë t’i shtyjnë protestuesit larg ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj ata kanë hedhur gazlotsjellës gjatë fjalimit të protestuesve, gjë e cila ka tensionuar më tej situatën. Ata po tentojnë t'i largojnë protestuesit edhe përtej sheshit "Nënë Tereza", që ndodhet ngjitur me sheshin "Skënderbeu". Ndërkohë, është raportuar edhe për disa protestues të lënduar./Dosja.al
KOSOVA- Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar në mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, teksa presin që deputetët t’i kalojnë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Policia e Kosovës iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës para Kuvendit.
Në rrugë dëgjohen edhe sirenat e autoambulancave. Paraprakisht, policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës së Kuvendit. Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u panë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit./Dosja.al
KOSOVA- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pengojnë fizikisht deputetët, por t’i lejojnë të votojnë të lirë. Në një reagim në Facebook, pasi një deputet s’u lejua të largohej nga Kuvendi mes thirrjeve për votimin e ndryshimeve në ligin për Gjykatën Speciale, IKD-ja tha se kërcënimet dhe përdorimi i dhunës janë trysni mbi Kuvendin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit.
“Asnjë protestues apo organizatë nuk mund të vendosë përmes bllokimit fizik se kush hyn, kush del apo si duhet të votojë një deputet. Deputetët kanë të drejtë të votojnë, të mos votojnë dhe të mbajnë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Protesta duhet të mbetet protestë, ndërsa presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik”, thuhet në reagim.
Ajo u bëri thirrje organizatorëve të protestës para Kuvendit t’u kërkojnë qartë protestuesve që protesta të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve./Dosja.al
PRISHTINË – Një situatë e tensionuar është krijuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Deputeti është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit. Siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit.
Protestuesit kundërshtojnë largimin e deputetëve pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ata kërkojnë që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.
Qytetarët vijojnë protestën para Kuvendit, ndërsa kërkesa kryesore e tyre është votimi dhe procedimi i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në përputhje me procedurat parlamentare. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve të mos largohen nga Kuvendi dhe të marrin pjesë në votim./Dosja.al