LIVE UPDATES
Sport

Poker i Francës dhe leksion italian, 'Gjelat' shkatërrojnë Belgjikën, 'Azzurrët' marshojnë pa u ndalur!

Mbrëmja e fundit e UEFA Nations League dhuroi emocione të jashtëzakonshme, kthesa rezultatesh dhe spektakël golash në fushat evropiane.

5 Tetor 2026, 22:50 Nga DOSJA
Poker i Francës dhe leksion italian, 'Gjelat'

FRANCE - Janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes në UEFA Nations League, me Francën që ka dhuruar një spektakël të vërtetë ndaj Belgjikës dhe Italinë që ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme përballë Turqisë. Të dyja sfidat e Ligës A kanë dhuruar emocione, gola dhe kthesa të papritura të rezultatit.

Në sfidën kryesore të mbrëmjes, Franca ka përmbysur dhe më pas ka shkatërruar Belgjikën me rezultatin e thellë 4-1. Belgët ishin ata që e nisën më mirë sfidën duke kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 35-të, Dodi Lukebakio përfitoi nga një asistim i saktë i Romeo Lavias dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Megjithatë, pjesa e dytë solli një fytyrë krejtësisht tjetër të "Gjelave". Franca rriti ndjeshëm presionin pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes dhe në minutën e 77-të arriti të gjejë golin e barazimit përmes Désiré Doué. Vetëm katër minuta më vonë, në të 81-ën, erdhi edhe përmbysja e madhe falë Rayan Cherkit, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Belgjika u dorëzua plotësisht në minutat e fundit të lojës, duke i hapur rrugën Michael Olises të kthehej në protagonist. Sulmuesi realizoi golin e tretë në minutën e 88-të dhe vulosi gjithçka me një gol të katërt në minutën e parë shtesë, pas asistimit nga Doué. Me këtë fitore 4-1, Franca konfirmon forcën e saj në grup, ndërsa Belgjika pëson një tjetër humbje të rëndë.

Fitore mjaft të rëndësishme ka arritur edhe Kombëtarja e Italisë, e cila ka mposhtur Turqinë me rezultatin 3-1. "Të Kaltërit" e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 26-të falë një goli të Gianluca Scamaccas. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të italianëve.

Në pjesën e dytë, Turqia u përpoq të reagonte dhe arriti të barazonte shifrat përkohësisht. Në minutën e 61-të, Aral Şimşir dërgoi topin në rrjetë për 1-1, duke rikthyer shpresat për skuadrën e tij. Megjithatë, barazimi zgjati vetëm katër minuta, pasi në të 65-ën Riccardo Calafiori riktheu Italinë në avantazh me një gol pas asistimit të Nicolò Barellas. Skuadra italiane nuk u mjaftua me kaq dhe vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë, të cilin e gjeti në minutën e 87-të me anë të Francesco Pio Espositos, i cili vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1.

Sa i përket ndeshjeve të tjera të Ligës së Kombeve për mbrëmjen e sotme, në League B u regjistruan këto rezultate: Irlanda e Veriut barazoi 0-0 me Gjeorgjinë, Hungaria mposhti Ukrainën në transfertë 1-2, Bosnje-Hercegovina fitoi minimalisht 1-0 kundër Polonisë dhe Suedia mori një fitore në transfertë 0-1 përballë Rumanisë. Ndërkohë, në League C, Qiproja triumfoi 2-1 kundër Letonisë, ndërsa sfida mes Malit të Zi dhe Armenisë u mbyll pa gola 0-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat