Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, sindikatat bashkohen kundër qeverisë së Lecorny
Kreu i Partisë së Kebekut (PQ), Paul St-Pierre Plamondon, ka riafirmuar synimin për të organizuar një referendum të ri për pavarësinë e provincës kanadeze frëngjishtfolëse, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet lokale.
Duke iu drejtuar mbështetësve të mbledhur në Montreal, Plamondon tha se Kebeku “meriton” të bëhet një “vend”, duke argumentuar se populli frëngjishtfolës i provincës duhet të ketë shtetin dhe njohjen e tij.
“Lufta e guximshme e frëngjishtfolësve në Amerikë për të ruajtur dallimet e tyre kulturore do të justifikohet kur ky popull të ketë vendin e vet dhe njohjen që ai sjell”, deklaroi ai.
“E meriton, e meritojmë edhe ne, njësoj si popujt e tjerë që kanë vendet dhe demokracitë e tyre”, shtoi kreu i Partisë së Kebekut.
«Être élu premier ministre du Québec, est un énorme privilège», dit le PM désigné du Québec, Paul St-Pierre-Plamondon, dans son discours de victoire alors qu’il formera le prochain gouvernement. Il ajoute que le PQ «formera un gouvernement qui tend la main.»
#polcan | #polqc https://t.co/rCuhtGcvzK
— CPAC (@CPAC_TV) October 6, 2026
Plamondon e cilësoi çështjen e pavarësisë si një çështje “mbijetese”, duke sinjalizuar se partia e tij do të vijojë përpjekjet për një referendum të ri mbi shkëputjen e Kebekut nga Kanadaja.
Partia e Kebekut favorizon pavarësinë e provincës, e cila ka zhvilluar dy referendume për këtë çështje, në vitet 1980 dhe 1995.
Top Channel