Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë shqiptare rezultoi 5.6%, nga 5.4% që kishte qenë në ankandin e fundit, që ishte zhvilluar në muajin korrik. Ky është niveli më i lartë i yield-it të këtyre instrumenteve që prej tetorit të vitit 2024.

TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit më tej në ankandin e kësaj jave dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë shqiptare rezultoi 5.6%, nga 5.4% që kishte qenë në ankandin e fundit, që ishte zhvilluar në muajin korrik. Ky është niveli më i lartë i yield-it të këtyre instrumenteve që prej tetorit të vitit 2024.
Kërkesa në ankand rezultoi e kënaqshme. Nga katër miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga qeveria shqiptare, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 5.65 miliardë lekëve.
Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit në maksimumin prej 15% të lejuar nga rregullorja e ankandit, për ta çuar atë në 4.6 miliardë lekë. Rritja e yield-it mund të shpjegohet, të paktën pjesërisht, edhe me rritjen e shumës së emetimit.
Sidoqoftë, yield-et e titujve qeveritarë po vazhdojnë tendencën në rritje të nisur që prej tremujorit të dytë të këtij viti. Pjesërisht rritja mund të shpjegohet me një lloj korrektimi nga nivelet shumë të ulëta ku yield-et kishin arritur mes vitit të kaluar edhe tremujorit të parë të këtij viti. Por, pjesërisht rritja e yield-eve është nxitur nga presionet e shtuara inflacioniste gjatë vitit 2026 dhe pritshmërive më të forta për rritje të normave të interesit.
Banka e Shqipërisë, deri tani, nuk ka ndjekur rrugën e Bankës Qendrore Europiane dhe Rezervës Federale, duke preferuar ta mbajë të pandryshuar normën bazë në nivelin prej 2.5%. Inflacioni aktualisht ndodhet në nivelin 3.2%, sipër objektivit të Bankës së Shqipërisë, por në gusht pësoi rënie nga niveli prej 3.4% i korrikut. Ndërkohë, inflacioni bazë ka zbritur për dy muaj radhazi dhe për gushtin ishte në nivelin 2.8%, duke reflektuar zbutjen e efektit të bazës krahasuese nga shtrenjtimi i qirave.
Nga ana tjetër, Leku ka vijuar të forcohet në kursin e këmbimit me Euron dhe aktualisht po këmbehet poshtë nivelit të 92 lekëve, ndërkohë që gjatë shtatorit pati shënuar një minimum historik në nivelin e 91.4 lekëve, me një mbiçmim vjetor që iu afrua nivelit të 6%.
Qeveria, ndërkohë, vazhdon të aplikojë një qasje fiskale me natyrë shtrënguese, me suficite të mëdha buxhetore.
Në këto kushte, Banka e Shqipërisë ka gjykuar se mund të vazhdojë të ruajë natyrën relativisht stimuluese të politikës monetare dhe, mbështetur në faktorët e mësipërm, gjasat janë që norma bazë të qëndrojë e pandryshuar edhe në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të muajit tetor.
Megjithatë, rritja e qëndrueshme e yield-eve pas tremujorit të dytë të vitit pjesërisht tregon se investitorët kanë pritshmëri për norma më të larta interesi. Nga ana tjetër, kërkesa në rritje e qeverisë për financim në dy tremujorët e fundit të vitit po ushtron presion për rritje të yield-eve.
Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 87 miliardë lekëve, në rritje me 9.4% krahasuar me shumën e planifikuar të huamarrjes për tremujorin e tretë dhe me 34% krahasuar me planin e huamarrjes në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor
foto ilustruese Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk par...
Pamje PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me ...
Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndan...
Pamje PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t&rsquo...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksi...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Foto ilustruse AUSTRI- Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një grup që...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së&nb...
Pamje PRISHTINA- Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar këtë mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur m...
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak minuta më parë në aksin Peqin-Elbasan. Si pasojë e kës...