web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot afati i fundit për Presidentin, dështimi çon në zgjedhje të parakohshme në Kosovë

6 Tetor 2026, 07:54, Kosova & Bota CNA

Sot afati i fundit për Presidentin, dështimi çon në

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Afati 60-ditor, i cili sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese nisi më 8 gusht, përfundon më 6 tetor.

Deri në këtë datë, institucionet duhet të përmbyllin procedurën për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda afatit, pasoja e parashikuar nga Kushtetuta është shpërndarja automatike e Kuvendit.

Pas shpërndarjes, Kosova do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve. Nëse afati nis nga shpërndarja e Kuvendit më 6 tetor, data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte 15 nëntori.

Dita e sotme është vendimtare për mbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit ose kalimin e vendit drejt një procesi të ri zgjedhor./ CNA





Lajmet e fundit nga