Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, maksimumi brenda 45 ditëve prej shpërbërjes së Kuvendit, që i bie sipas afatit më 15 nëntor.
KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot.Deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, maksimumi brenda 45 ditëve prej shpërbërjes së Kuvendit, që i bie sipas afatit më 15 nëntor. Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka qenë në qendër të zhvillimeve politike gjatë javëve të fundit, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas shqyrtimit të kërkesave të deputetëve të PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjykata konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues dhe përcaktoi se më 8 gusht kishte përfunduar afati për konstituimin e tij. Nga kjo datë nisi të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit, i cili përfundon më 6 tetor 2026.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit nisi më 6 gusht, por u ndërpre dy herë me kërkesë të Albin Kurtit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke argumentuar se ishte e nevojshme një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.
Megjithatë, më 8 gusht, kur skadoi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu sërish seancën konstituive. Lëvizja Vetëvendosje insistoi se seanca nuk duhej të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin. Kuvendi u konstituua përfundimisht më 13 shtator.
Ndërkohë, pas disa takimeve, Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftuan se ishin dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për President. Marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së, ndërsa Sejdiu më vonë njoftoi tërheqjen nga kandidatura.
Derisa edhe pas takimeve mes liderëve të partive politike nuk u arrit zgjidhja për këtë çështje. Aktualisht, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje, votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen, në të dyja leximet e më pas diskutimet për gjetjen e një kandidati konsensual për president.
Kurse, kryeministri Albin Kurti, përkrahjen në lexim të parë e më pas votimin e presidentit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, u votua në lexim të parë ky Projektligj, e ndërkaq s'ka marrëveshje ende për presidentin.
Mbetet të shihet në rast se do të arrihet një gjë e tillë, ose vendi rrezikon zgjedhjet. Zgjedhjet e 7 qershorit ishin rezultat i krizës së mëparshme politike dhe dështimit të partive për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Në rast të zgjedhjeve, këto do të ishin të katërtat brenda dy vjetësh./Dosja.al
Toni Gogu TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për ndryshimin në Kodin Penal, që lidhen drejtpërdrejt dhe ...
Pamje PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet...
kuvendi TIRANË- Deputeti socialist i Lezhës Ermal Pacaj, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë...
Foto ilustruse TIRANA- Projektligji për reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me mënyrën e funksionimit t&eum...
Taulant Balla dhe Erion Braçe TIRANA- Projektligji për Reformën Territoriale krahas protestave dhe kundërshtimeve nga ana e banor&eum...
Pamje nga takimi ITALI – Ministrat e mbrojtjes të 6 vendeve bregdetare të Adriatikut dhe Jonit Shqipëria, Italia, Greqia, Kroacia, Mal...
Vangjel Dule TIRANA- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur për Reformën e Re territoriale dhe skandalin e SHISH. Gjatë fjalës...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se e ka deformuar procesin e dixhitalizimit në Sh...
Pamje nga konfrontimi me deputetin KOSOVA- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pen...