Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sot në tubimin e thirrur në sheshin e Prishtinës.
Të lidhura
None found
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, organizata u ka kërkuar kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarëve, të mblidhen në shesh dhe të jenë të bashkuar e dinjitozë.
“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Ndërkohë, protesta kishte eskaluar dje.
