Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas raportimeve në...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Protestat studentore kanë përfshirë disa qytete të Francës, ndërsa mijëra nxënës dhe studentë kanë dal&eu...
Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivab...

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot. Deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, maksimumi brenda 45 ditëve prej shpërbërjes së Kuvendit, që i bie sipas afatit më 15 nëntor. Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka qenë në qendër të zhvillimeve politike gjatë javëve të fundit, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas shqyrtimit të kërkesave të deputetëve të PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjykata konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues dhe përcaktoi se më 8 gusht kishte përfunduar afati për konstituimin e tij. Nga kjo datë nisi të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit, i cili përfundon më 6 tetor 2026.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit nisi më 6 gusht, por u ndërpre dy herë me kërkesë të Albin Kurtit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke argumentuar se ishte e nevojshme një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.
Megjithatë, më 8 gusht, kur skadoi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu sërish seancën konstituive. Lëvizja Vetëvendosje insistoi se seanca nuk duhej të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin. Kuvendi u konstituua përfundimisht më 13 shtator.
Ndërkohë, pas disa takimeve, Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftuan se ishin dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për President. Marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së, ndërsa Sejdiu më vonë njoftoi tërheqjen nga kandidatura.
Derisa edhe pas takimeve mes liderëve të partive politike nuk u arrit zgjidhja për këtë çështje. Aktualisht, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje, votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen, në të dyja leximet e më pas diskutimet për gjetjen e një kandidati konsensual për president.
Kurse, kryeministri Albin Kurti, përkrahjen në lexim të parë e më pas votimin e presidentit. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, u votua në lexim të parë ky Projektligj, e ndërkaq s'ka marrëveshje ende për presidentin.
Mbetet të shihet në rast se do të arrihet një gjë e tillë, ose vendi rrezikon zgjedhjet. Zgjedhjet e 7 qershorit ishin rezultat i krizës së mëparshme politike dhe dështimit të partive për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Në rast të zgjedhjeve, këto do të ishin të katërtat brenda dy vjetësh.
Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënë...
Një grabitje e armatosur ka tronditur një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar ndërhyri p&...
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i është bashkuar protestuesve pranë Kuvendit të Kosov&...
Tensione janë shënuar gjatë protestës në Kosovë, ku Policia ka shoqëruar edhe nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi. A...
Demonstrata përpara Kuvendit në Kosovë ka agravuar, teksa përplasjet mes policisë dhe protestuesve vazhdojnë. Ramush Haradinaj ka...
Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t’i shpërndajë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, janë takuar kë...
Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit e mbledhur në mbështetje të miratimi...
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të largohen nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa jashtë institucionit vijojnë...
Situata është përshkallëzuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe kanë paralajmëruar ...