Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat në sektorë me rëndësi jetike si transporti dhe mjekësia. Këto janë vendet e punës që Gjermania e ka të vështirë t'i plotësojë.
GJERMANI- Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët do të largoheshin? Përgjigja është e thjeshtë: nëse s'do të ishin emigrantët një ndër katër vende pune do të mbetej bosh. Herbert Brücker, ekspert ekonomie, thotë: "Kjo do të ishte një katastrofë. 60% e rritjes ekonomike në dekadën e fundit mund t'u atribuohet emigrantëve."
Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat në sektorë me rëndësi jetike si transporti dhe mjekësia. Këto janë vendet e punës që Gjermania e ka të vështirë t'i plotësojë. "Në sektorët me rëndësi për sistemin shoqëror, pagat janë relativisht të ulëta, por këta sektorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë tonë." - thotë Brücker.
Degët më në rrezik
Industria e hoteleri-turizmit do të goditej më rëndë nga të tjerat. Edhe sa i përket sektorit të logjistikës, pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave në Gjermani kanë prejardhje migracioni. Ashtu siç ndodh me më shumë se gjysmën e vendeve të punësnë sektorin e ndërtimit. Herbert Brücker thotë se "nëse nuk ka njerëz në logjistikë, asgjë nuk do të funksionojë."
Në të gjithë Gjermaninë, 27% e të punësuarve kanë prejardhje migracioni, që do të thotë se ata vetë, ose të dy prindërit e tyre kanë emigruar në Gjermani pas vitit 1950. Pa ata një nga katër vende pune do të mbetej bosh. Dhe fuqia punëtore e Gjermanisë po tkurret. Sot në tregun gjerman të punës punojnë rreth 45,4 milionë vetë.
Nëse gjatë viteve të ardhshme s'do të vinin punëtorë të huaj, kjo shifër deri në vitin 2040 do të binte me 10%, në 41,9 milionë vetë.
Plakja e popullsisë dhe pensionet
Dhe në Gjermani pritet që një valë fuqie punëtore do të dalë në pension. Sipas përllogaritjeve deri në vitin 2040, do të arrijnë moshën e pensionit 13,3 milionë vetë.
"Për ta kompensuar këtë, nevojitet një ofertë në rritje për fuqi punëtore në Gjermani. Unë do të preferoja një migrim neto prej 500.000 vetësh në vit. Për momentin, shifra është midis 235.000 dhe 250.000." - thotë eksperti i ekonomisë Herbert Brücker.
Ekziston gjithashtu çështja se si të sigurohet vazhdimësia e ardhjes së emigrantëve, ndërkohë që studimet paralajmërojnë se politikat më të rrepta të migracionit i dekurajojnë punëtorët e huaj.
"Sipas vlerësimit tim të bazuar në fakte, ne do t'i ndryshojmë rregullat, sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Kur një e treta e fuqisë suaj punëtore përbëhet nga emigrantë, pa ta nuk mund të vazhdohet." thotë Herbert Brücker./DW
pamjet SHBA- Një moment i papritur ndodhi gjatë nisjes së familjes së zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance drejt Alask&eum...
Aleksandar Vuçiç SERBI- "Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqërisë, fundërrinat, gj...
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të hënën bëri thirrje për...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin me pushkatim të Nidal Mal...
Foto ilustruese FRANCA- Rreth 8 mijë zjarrfikës nga e gjithë Franca marshuan në rrugët e Parisit, në një protestë t...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në Reykjavik, në kuadër të një turi diplomatik q&eu...
AJet TURQI- Një alarm për praninë e eksplozivëve ka shkaktuar panik në një avion të linjës AJet që udhët...
Foto ilustruese ARABI SAUDITE- Turqia dhe Pakistani do të mbështesin Arabinë Saudite në kuadër të Marrëveshjes së M...
Cilia Flores dhe Nicolás Maduro SHBA- Cilia Flores, bashkëshortja e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro, po përballet me pro...
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Eksportet e naftës në Lindjen e Mesme janë rritur përsëri mbi nivelet e para fillimit të luftë...