Sherri nuk ia del, Kombëtarja thërret portierin e të rinjve të Interit

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm jo të mirë në prag të ndeshjes së radhës. Pas vizitave mjekësore, stafi mjekësor i kuqezinjve ka konkluduar se portieri Alen Sherri nuk është në gjendje optimale për të luajtur dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Në këto kushte, stafi teknik ka vendosur të plotësojë grupin me një tjetër portier. Në vend të Sherrit është ftuar gardiani i Kombëtares U-21, Alain Taho.

Taho do t’i bashkohet ekipit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Maran gjatë paradites së të martës, duke iu bashkuar përgatitjeve të kuqezinjve për ndeshjen e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungesa e Sherrit është një shqetësim për Shqipërinë, por stafi teknik do të duhet të gjejë zgjidhjen më të mirë mes portierëve të gatshëm për të përballuar sfidën e nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?