Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Zotëria i thotë të mos dëmtojë tabelat e tij, protestuesja shpërthen në histerizma, qytetarët e masakrojnë në komente: Ti qenke injorante, ajo është pronë private

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zotëria i thotë të mos dëmtojë tabelat e tij,
Bora Mitrovica dhe zoteria qe i kerkon te mos vandalizoje tabelen private

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një protestuese e quajtur Bora Mitrovica, ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, pasi një tabelë private reklamimi është vandalizuar nga "flamingot" të cilët ashtu si vajza në fjalë, pretendojnë se gjithçka që ndodhet në rrugë duhet shkatërruar sepse i përket Edi Ramës.

"Patronazhistët në punë", shkruan Bora Mitrovica dhe përpiqet të denigrojë zotërinë që ka shkuar për të pastruar tabelën reklamuese, ndërsa ai fillimisht me shumë edukatë i tregon se ajo është pronë private dhe nuk mund të dëmtohet.

Mirëpo, ndryshe nga sa e ka menduar vajza që ka marrë dhe pseudonimin "kryemistrece" në rrjetet sociale, të gjithë ata që e mbështesnin i janë kthyer kundër dhe disa nuk e kursejnë as fjalorin, për tentativën e saj për të denigruar zotërinë në moshë.

VIDEO/ Zotëria i thotë të mos dëmtojë tabelat e tij,
Qytetarët e masakrojnë në komente Bora Mitrovicen

"Na lodhi Edi Rama. E di ça, sot do vij ta lyej prapë të gjithë", dëgjohet të thotë Bora Mitrovica, duke nisur të ulërasë me histerizëm në mes të rrugës, ndërsa reagimet e para i merr menjëherë në rrugë nga kalimtarët, të cilët e kundërshtojnë.

Është e papranueshme që një lëvizje që pretendon se ka nisur si qytetare dhe ka synim të rrëzojë të ashtuquajturin regjim, mbledh rreth vetes të tillë personazhe që së pari nuk kanë respekt për njëri-tjetrin dhe më pas, për pronën private.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shared post on

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese