“Çfarë bëri ajo që e urreve kaq shumë?”, ish-konkurrenti i “American Idol” dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas
Një incident i frikshëm është regjistruar gjatë një fluturimi të British Airways nga Londra drejt Çikagos, pasi një Boeing 777 humbi rreth 27 mijë këmbë lartësi brenda vetëm shtatë minutash dhe ekuipazhi shpalli gjendje emergjente për shkak të një problemi teknik.
Avioni u nis nga Londra në orën 12:15, sipas të dhënave të platformës së ndjekjes së fluturimeve FlightAware. Rreth 30 minuta më vonë, teksa fluturonte mbi Irlandë, avioni nisi të humbiste ndjeshëm lartësi.
Në momentin kur nisi rënia, Boeing 777 ndodhej në një lartësi prej rreth 36 mijë këmbësh, ndërsa brenda shtatë minutash zbriti në rreth 9 mijë këmbë.
Pas incidentit, avioni ndryshoi kurs dhe u kthye drejt Britanisë së Madhe. Për rreth katër orë fluturoi mbi Kanalin e Bristolit, përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin Heathrow të Londrës, rreth orës 17:00 sipas orës lokale.
🚨After 4hrs 51 minutes airborne, British Airways BA295 has landed at London Heathrow following a pressurization problem.✈️ https://t.co/Y3BBF44EMp
— Aviation Reporter (@TripppleSeven7) October 5, 2026
British Airways konfirmoi se kthimi në Heathrow u bë për shkak të një problemi teknik.
THAT WAS INSANE
36000ft to 9000ft in few minutesBritish Airways BA295 Squak 7700 General Emergency https://t.co/kKeG1yzkao
— The Fault Line (@faultlineworld) October 5, 2026
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt pasi pilotët tanë të trajnuar në nivel të lartë u kthyen në Heathrow për shkak të një problemi teknik. Pasagjerët zbritën nga avioni si zakonisht dhe ekipet tona po punojnë për të rikthyer planet e tyre të udhëtimit në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kompania ajrore.
Pasagjerët pritet të akomodohen në hotele nga linja ajrore, deri në organizimin e një fluturimi tjetër.
Incidenti ndodh vetëm pak kohë pasi Shërbimi Kombëtar i Trafikut Ajror të Britanisë (NATS) u kritikua për dy probleme teknike brenda dy javësh, të cilat shkaktuan vonesa të mëdha në disa aeroporte të vendit dhe çuan në anulimin e qindra fluturimeve.
Top Channel