Kroacia do të kërkojë të reagojë pas humbjes më të rëndë në historinë e saj, teksa pret Spanjën në ndeshjen e fundit të kësaj dritareje të Nations League. Situata është alarmante për skuadrën e drejtuar nga Slaven Bilić, e cila të shtunën u turpërua me rezultatin 7-0 nga Anglia.
Kroatët kanë pësuar plot 11 gola në dy ndeshjet e fundit dhe një tjetër humbje do t’i largonte pothuajse përfundimisht nga objektivi për të kaluar fazën e grupeve. Për Kroacinë, një “play-off” për mbijetesën duket tashmë skenari më i mundshëm, pasi ekipi ka pësuar edhe humbjen e parë në shtëpi në këtë kompeticion që prej qershorit 2022. Megjithatë, më pas Kroacia arriti të ndalë Francën, kampione e botës në fuqi në atë kohë, me një barazim 1-1.
Përballë do të jetë një Spanjë në formë të jashtëzakonshme. Kampionët në fuqi të Europës regjistruan fitoren 3-1 ndaj Çekisë dhe e çuan në 41 ndeshje radhazi serinë pa humbje brenda 90 minutave, me 31 fitore dhe 10 barazime. Spanja kryeson Grupin A3 me tri pikë avantazh dhe është në rrugën e duhur për të arritur në finalen e Nations League për të katërtën herë radhazi.
Megjithatë, skuadra e Luis de la Fuentes ka një pikë për të përmirësuar: mbrojtjen. Pasi pësoi vetëm një gol gjatë fushatës së suksesshme në Botëror, Spanja ka pësuar katër gola në tri ndeshjet e para të këtij edicioni të Nations League.
Në përballjet direkte, Spanja vjen me katër fitore radhazi ndaj Kroacisë, ndërsa në Nations League ka triumfuar tri herë në katër takime. Megjithatë, “La Roja” nuk ka fituar asnjëherë në transfertë ndaj Kroacisë, me një barazim dhe një humbje.
Igor Matanović pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të Kroacisë. Sulmuesi ka regjistruar 6 gola dhe 4 asistime në nëntë paraqitje këtë sezon me klubin dhe kombëtaren. Nga ana tjetër, Dani Olmo mbetet një kërcënim i madh për Spanjën, me pesë asistime këtë sezon.
Kroacia nuk raportohet të ketë probleme të reja me dëmtimet, ndërsa Spanja do të jetë pa Nico Williams dhe Ferran Torres, të dy të dëmtuar. Fabián Ruiz mungoi në ndeshjen e fundit për arsye personale.
© SYRI.net
Mancini: Reaguam mirë pas një fillimi të vështirë, në Belgjikë do të luajmë për gjithçka
Anglia kërkon fitoren e radhës ndaj Çekisë, pas spektaklit ndaj Kroacisë
Zidane, i mahnitur nga Franca e tij: Sonte fitoi futbolli, kjo është ajo që duamBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: